Detaje të reja rreth pritmit nga jeta e Florian Selimit

13:12 | 13 August 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ditën e dytë të Kurban Bajramit.

Policia e Fierit njofton se ka zbardhur rastin e privimit nga jeta e Florian Selimit e ndodhur një ditë më parë në fshatin Hamil.

Specialistët për Hetimin e Kri meve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet pa shenja jete i goditur me mjet të mpreht 23-vjeçari F.S.

Në përfundim të hetimeve u prangos shtetasit: S.S, 26-vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20-vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë privuar nga jeta me mjet prerës shtetasin F.S, 23-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vr asje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ar mëve të ftohta”.

Komento: