Detaje të reja, si humbi jetën 52-vjeçari në liqenin e Livoçit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Detaje të reja, si humbi jetën 52-vjeçari në liqenin e Livoçit

20:46 | 03 Shkurt 2019

52-vjeçari ka lënë pas vetës një djalë dhe dy vajza.

Ekrem Shkodra nga Gjilani ka humbur jetën në liqenin e Livoçit. Prokuroria e cilëson si të dyshimtë.

Të shtunën mbrëma, Ekrem Shkodra nga Gavrani i Gjilanit, kishte lënë veturën e tij buze liqenit të Livoçit me dyer të hapura.

Kjo gjë, kishte ngjallur dyshimet tek qytetarët, se dikush mund të kishte përfunduar në liqen.

Prandaj ata, e lajmëruan edhe policinë.

Këta të fundit së bashku me ekipet e zhytjes së FSK-së, dolën në terren, por shkaku i errësirës, i ndërprenë kërkimet.

Ato i vazhduan mëngjesin e së dielës, kur edhe nxorën trupin e pajetë të 52-vjeçarit.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në policinë e rajonit të Gjilanit.

Prokuroria e Gjilanit, pas hetimeve fillestare rastin e ka cilësuar si të dyshimtë.

Familjarët të tronditur nga rasti nuk kanë pranuar të tregojnë shkaqet që quan 52-vjeçarin të mbytet në liqen.

Ai ka lënë pas vetës një djalë dhe dy vajza.

Komento: