Detaje të reja, si ndodhi që 20 vjeçari u godit nga treni, flasin dëshmitarët

21:03 | 21 February 2019

Një 20 vjeça është goditur nga treni gjatë ditës së sotme.

Kishte ardhur që të aplikojë që të bëhet pjesë e Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Por njëzet vjeçari I. H përfundoi në spital, pasi u godit nga një tren që po qarkullonte në atë kohë afër Kazermës së FSK-së “Adem Jashari”, raporton T7.

Dëshmitarët thonë se e kishin thirrur viktimën duke i thënë se treni po vinte, por I.H nuk i kishte dëgjuar zërat e tyre sepse kishte qenë në telefon.

Menjëherë pas aksidentit, 20 vjecari nga Skënderaj u dërguar në QKUK.

Gjendja e të lënduarit, sipas mjekut Emrush Pireva, është e rëndë, për shkak se i lënduari është goditur në kokë.

Në anën tjetër Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka nisur hetimet për t’i zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Komento: