Detaje të reja: Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë, pamje nga vrasja në Batllavë

12:08 | 18 Tetor 2021

Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë, pamje nga vrasja në Batllavë.

Sot rreth orës 08:00 në Batllavë të Podujevës është qëlluar për vdekje me armë zjarri një person i gjinisë mashkullore. Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin kur u vra.

“Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

Siç bëjnë me dije burime të besueshme të Expressit brenda Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës, vrasja dyshohet se ka ndodhur për probleme pronësore. Ndërsa i dyshuari dhe viktima janë kushërinjë mes vete.

Komento: