
Drejtori për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka zbuluar detajet e projektit të ndërtimit të rrugës A në kryeqytet.
Ai ka thënë se në projekt do të bashkëpunojnë me qeverinë, dhe se rruga do të kap distancën nga Zllatari e deri te lidhja me autostradën në lagjen Kalabria, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ndërtimi i rrugës A ka nisur, rruga është projektuar në detaje, këtu në këtë projekt ka punë edhe qeveria dhe po besoj që do të kemi bashkëpunimi, kjo rrugë është 6 km në tërësi, pra 6km rrugë do të ndërtohet brenda kryeqytetit nga Zllatari deri në lidhjen me autostradën në lagjen Kalabria”, tha Xhaferi në T7.
Ndonëse u vonua për 1 vjet, Xhaferi tha se ndërtimi i kësaj rruge do të përfundojë gjatë këtij mandati.
Ai shtoi se rruga A do të ndihmojë në zhbllokimin e trafikut në Prishtinë.
“Nisja e këtij projekti madhor është dashur të pret 1 vjet për shkak të procedurave brenda OSHP-së. Për 1,5 km është lidh kontrata dhe punimet po vazhdojnë, ndërsa për 4.5 km tjera është duke u bërë projekti, e gjitha rruga do të përfundojë brenda këtij mandati dhe definitivisht trafiku në kryeqytet do të zhbllokohet”, ka thënë Xhaferi.
I njëjti theksoi se ka shumë projekte të kryetarit Përparim Rama që kanë mbetur në sirtar që nga viti i kaluar dhe kjo, sipas tij, për shkak të bllokadës nga niveli qendror