Detaji qe mund t’iu ketë ikur nga ndeja e mbrëmshme e PDK-së

08:00 | 26 December 2018

Krerët e PDK-së janë takuar mbrëmë në një darkë ku ka dominuar mishi e rakia.

Politikani i cili tani e dy mandate u ngrit duke e sharë PDK-në, sonte gjendet në gjirin e tyre më të madh.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili ka qenë njëri prej kritikëve kryesor të PDK-së sot është bashkuar në një darkë me ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, e anëtarë të tjerë të kësaj partie: Sami Lushtakun, Ramiz Lladrovcin, Bekim Haxhiun, Enver Hoxhajn, Hajredin Kuçin e Bedri Hamzën.

Por, aty Bahtiri fillimisht në një fotografi shihet me presidentin e vendit, Hashim Thaçin. Më pas në një fotografi tjetër në të njëjtin vend presidenti nuk gjendet.

Aty është Kadri Veseli kryetari i tanishëm i PDK-së dhe kryetari i kuvendi të Kosovës. Nuk dihet arsyeja e largimit të presidentit nga ndeja e PDK-së, por ai nuk është parë më aty.

Në një fotografi të publikuar të martën në mbrëmje nga kryetari Drenasit Ramiz Lladrovci, shihet Bahtiri në praninë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të lartë të PDK-së.

Komento: