Detyrat e MSA-së nuk zbatohen nga tetë ministri

08:18 | 17 May 2019

Tetë ministri nuk e zbatojnë asnjë detyrë të MSA-së.

Veç nga një detyrë që buron nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) kanë pasur ta kryenin tetë ministri në tremujorin e parë të vitit 2019. Secila nga to ka dështuar ta jetësojë këtë obligim.

E dhëna është evidentuar në Raportin mbi përmbushjen e Programit kombëtar për zbatimin e MSA-së, referuar periudhës janar-mars, e një kopje të të cilit dokument e ka siguruar “Koha Ditore”.

Ndryshe nga raportet e mëhershme, i fundit tregon gjendjen e përmbushjes së detyrave edhe nga institucionet veç e veç. Dhe, kampionë për mospunë janë gati gjysma e dikastereve qeveritare.

Rezultate shterpe kanë treguar: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Ngjashëm si këto kanë vepruar edhe dy institucione të pavarura – Banka Qendrore nuk e ka kryer asnjë nga 3 detyrat që i kishte, sikurse as Autoriteti Kosovar i Konkurrencës që nuk e ka zbatuar të vetmen detyrë me të cilën ishte ngarkuar.

Komento: