Ylli i Bayernit ka pësuar një lëndim të rëndë.
Kingsley Coman e ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në gju gjatë ndeshjes së Bayern Munich kundër Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.
Anësori francez u detyrua ta braktisë fushën në minutën e 25-të, pasi nuk qe në gjendje ta vazhdojë ndeshjen për shkak lëndimit në gju.
Coman pësoi një dëmtim që duket të jetë shumë serioz, pasi e lëshoi këmbën në tokë në mënyrë të çuditshme.
Ai e lëndoi gjurin në përpjekje për të zënë një top në vijën anësore.