Po vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë.
Deutsche Bank ka thënë se do të mbyllë biznesin e saj në Rusi, duke ndryshuar orientimin pas reagimit ndaj vendimit të saj të mëparshëm për të mos u tërhequr.
Huadhënësi gjerman ka thënë se po ndërmerrte hapa për t’u larguar ndërkohë që ndihmonte klientët jo rusë të reduktonin operacionet e tyre.
“Nuk do të ketë asnjë biznes të ri në Rusi”, shtoi kompania. Më shumë se 300 kompani kanë kufizuar operacionet në Rusi që kur lufta e saj në Ukrainë solli protesta globale dhe sanksione të rënda perëndimore.
Ato përfshijnë bankat e Wall Street Goldman Sachs dhe JP Morgan Chase, të cilat thanë këtë javë se po “përfundojnë” aktivitetet e tyre në vend.
Deutsche ishte dënuar nga disa ligjvënës dhe investitorë për mosveprim të ngjashëm.
Shefi ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Sewing, kishte mbrojtur më parë vendimin e bankës, duke thënë se tërheqja plotësisht nga Rusia do të “shkonte kundër vlerave tona”, duke përmendur klientët që varen nga banka.
Kompania punëson 1.500 njerëz në një zyrë teknologjike në Rusi dhe kishte hapur një zyrë të re në Moskë në dhjetor.