Devollet marrin edhe një goditje pas ndërprerjes së kontratës nga Telekomi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Devollet marrin edhe një goditje pas ndërprerjes së kontratës nga Telekomi

17:41 | 06 Gusht 2019

Telekomi i Kosovës javën e kaluar ia ndërpreu kontratën Z-Mobile.

Përfundimi i kontratës së Telekomit me kompaninë e Devollëve Z-Mobile ka lënë edhe shumë paqartësi sa i përket 220 numrave derisa ka bërë që ARKEP-i të presë sot në takime të ndara përfaqësues nga të dy kompanitë.

Përmes një njoftimi për media u bë e ditur se bordi ka kërkuar nga ndërmarrja publike si dhe përfaqësues të Dardafoni se kanë kërkuar sqarime të nevojshme në lidhje me tranzicionin apo mosvazhdimin e raportit komercial ndërmjet palëve.

Deri në mbyllje të këtij procesi, për qëllim të zbatimit të plotë të Kornizës Rregullatore kanë kërkuar që palët e involvuara të mos ndërmarrin veprime të njëanshme që do të mund të dëmtonin konsumatorin, e me këtë kërkesë janë pajtuar të dy palët.

Gjithashtu, kompanisë së Devollëve do të iu pamundësohet që gjatë kësaj faze të vendos në treg SIM kartela të reja, e të krijojë pako apo produkte të reja si dhe të mos hyjë në kontrata të reja me konsumatorët.

“Bordi i ARKEP do ta njoftoj opinion me kohë për çdo hap që do të ndërmarrë në lidhje me këtë proces të cilin është duke e trajtuar me prioritet të lartë. Pas marrjes së informacioneve shtesë nga operatorët gjatë ditëve në vijim dhe analizimit të praktikave evropiane, ARKEP do të marr vendime nëse janë të nevojshme në lidhje me këtë proces, sidomos me qëllim të ruajtës së vazhdimësisë së shërbimit për konsumatorët. ARKEP në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji bazë për Komunikimet Elektronike mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut në kuadër të mandatit që ka dhe mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mos diskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve”, shkruhet në komunikatë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!