Vajza e Blerim Devollit, Vlera Devollit i ka hyrë garës për të fituar një tender në vlerë prej 200 mijë eurosh.
Laboratori në pronësi të Vlera Devollit, “Medical & Laboratory Services” i cili u bë emër i njohur si skandali i vitit pandemik për mënyrën se si Ministria e Shëndetësisë e licencoj të parën duke i dhënë fillimisht monopolin për të kryer testet sterologjike dhe PCR për Covid-19, ka aplikuar në tenderin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për të testuar nga dy herë 3947 punëtorë të kësaj ndërmarrje publike.
Por, gjasat për të fituar këtë tenderë e bija e Blerim Devollit i ka shumë të vogla bazuar në çmimin e lartë me të cilin ka ofertuar.
Në dosjen e ofertave të cilën e ka siguruar Gazeta Infokus, laboratori i vajzës së Blerim Devollit renditet i pesti me çmimin më të lartë nga gjithsejtë 6 laborator sa kanë hyrë në këtë garë.
Laboratori “Medical & Laboratory Services”, ka ofertuar me çmimin me TVSH në total në vlerë prej 199 mijë e 725 euro për pesë lote sa është i ndarë tenderi.
Nëse pjesëtohet për numër të testeve sa janë kërkuar në dosjen e tenderit të KEK-ut për çmimi me TVSH del të jetë 25.30 euro për 1 test, derisa në treg, me pakicë ky çmim në shumicën e laboratorëve privat sillet nga 18 deri në 20 euro.