Dezinfektohen hyrjet e ndërtesave në Mitrovicë

16:55 | 31 Mars 2020

Të gjihta komunat e Kosovës kanë marrë masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në vazhdën e masave të ndërmarra nga Komuna e Mitrovicës për parandalimin e virusit COVID-19, sot ka filluar edhe me procesin e dezinfektimit të hyrjeve të banesave kolektive në Mitrovicë.

“Këto masa janë ndërmarrë nga Komuna e Mitrovicës për të parandaluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!”, thuhet në njoftim.

Komento: