Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek foli me Milan TV në fund të ndeshjes AC Milan-Napoli (2-0) dhe ka deklaruar se ende nuk e ka dhënë maksimumin për rossonerët përcjell ORAinfo.
“Po prisja një natë si kjo, siç e kam thënë unë kam lindur për të shënuar. Ishte e këndshme për të shënuar para tifozëve të Milanit, por ky është vetëm fillimi. Shumë gola?
” Të dy gola ishin të këndshme por ato ishin pak më ndryshe. Jam tashmë i përqendruar në ndeshjen tjetër kundër Romëve.
“Unë, jam i përqendruar vetëm në shënimin e golave. Jam në gjendje të mirë dhe jam gati të jap maksimumin në San Siro”,ka thënë sulmuesi polak./ORAinfo/