‘Dhimbja po na shtohet’ – vëllai i Liridona Ademajt reagon para seancës gjyqësore

10:26 | 04 Qershor 2025

Sot, me fillim nga ora 13:20, do të vazhdojë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Përmes një reagimi emocional, vëllau i saj ka ftuar mediat që ta përcjellin seancën nga afër, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe drejtësisë.

Ai shpreh dhimbjen e thellë që po përjetojnë prej ditës tragjike kur Liridona humbi jetën, raporton Gazeta10.

“Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre.”

Në fund, familja shpreh shpresën që drejtësia të vihet sa më parë në vend:

“Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejt”, thuhet në postimin e tij.

Komento: