Dhimbje e madhe në familjen Cara dhe Greku, vajza nuk i ndal lotët në krahët e kryeministrit

13:12 | 29 Nëntor 2019

Ka nisur ceremonia mortore e varrimit të familjes Cara dhe Greku që humbën jetën në tërmetin e së martës në Thumanë.

Në Thumanë ka mbërritur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili do të marrë pjesë ceremoninë mortore të familjes Greku e Cara.

Ndërkohë një vajzë e afërme e njërës prej familjeve ka takuar ndër të parat kryeministrin dhe ashtu siç shihet në video ka shpërthyer në vaj.

Komento: