“Dhimbje të madhe”, Muharremaj viziton familjen e 18-vjeçarit që vdiq në vendin e punës në Slloveni.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 18-vjeçarit në Slloveni.
18-vjeçari vdiq derisa ishte duke punuar, raporton Gazeta Express.
“Sot e kam vizituar familjen e 18 vjeçarit nga Nishori i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni. U kam shprehur ngushllime dhe jam interesuar të kontaktoj zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Slloveni”, shkroi Muharremaj në Facebook.
Muharremaj thotë se është bërë kompletimi i dokumentacionit dhe kompania përgjegjëse do ta bëjë bartjen e kufomës.
“Kjo ngjarje është e rëndë si për familjen e poashtu edhe për ne. Së bashku duhet të gjejmë forcë ta tejkalojmë edhe këtë dhimbje të madhe”, shtoi ai.