Dhjetë persona maskuar kalojnë nëpër sheshet e Prishtinës, gjobiten për prishje të qetësisë publike

21:55 | 14 Gusht 2022

10 persona të maskuar kalojnë nëpër sheshet e Prishtinës, gjobiten për prishje të qetësisë publike.

Dhjetë persona të maskuar kanë parakaluar nëpër sheshet qendrore të Prishtinës e më pas janë shoqëruar në stacionin policor.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke ju shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Sipas Ahmetit, personat në fjalë, pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit, janë liruar, dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Komento: