Dhjetëra granatime në Ukrainën Lindore, vritet një ushtar e plagosen gjashtë të tjerë

22:35 | 22 February 2022

Ministria e Mbrojtjes: 80 granatime në Ukrainën Lindore, vritet një ushtar e plagosen gjashtë të tjerë.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se deri në orën 21:00 sipas kohës lokale në Ukrainë, territoret nën kontrollin ukrainas janë granatuar 80 herë nga republikat e vetëshpallura pro-ruse të Luhanskut dhe Donetsk.

Informacioni vjen përmes deklaratës së fundit të Ministrisë së Mbrojtjes për shkeljet e armëpushimit në Ukrainën lindore, shkruan CNN, transmeton lajmi.

Nga 80 incidente, 58 përfshinin armë të ndaluara sipas marrëveshjeve të Minskut, të cilat përcaktojnë se armët e rënda nuk duhet të jenë brenda 50 kilometrave nga vijat e frontit.

Të martën, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Marrëveshjet e Minskut “nuk ekzistojnë më”, duke shtuar: “Çfarë duhet të zbatohet nëse i kemi njohur këto dy entitete?”

Ministria e Mbrojtjes regjistroi 84 shkelje të armëpushimit të hënën.

Si pjesë e sulmeve të së martës, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se një ushtar është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Sipas ministrisë, qyteti i Shchastya – afër Luhansk – ka pësuar disa nga granatimet më të rënda.

Ministria vazhdoi të akuzonte separatistët e mbështetur nga Rusia për vendosjen e armëve të rënda “brenda vendbanimeve për të provokuar mbrojtësit ukrainas që të kthejnë zjarr”.

Komento: