Dhjetëra mijëra njerëz marshojnë në Paris kundër inflacionit

23:33 | 16 October 2022

Dhjetëra mijëra njerëz marshojnë në Paris kundër inflacionit.

Dhjetëra mijëra protestues marshuan në Paris të dielën për të demonstruar kundër rritjes së inflacionit, organizuar nga një koalicion partish të krahut të majtë, që kërkon të ushtrojë presion mbi qeverinë e presidentit francez Emmanuel Macron.

Protesta vjen përpara një mobilizimi në të gjithë Francën të thirrur për të martën nga sindikatat pas grevave të fundit në rafineritë e naftës në vend nga punëtorët që kërkojnë paga më të larta, njoftoi agjencia e lajmeve EFE.

Rreth një e treta e të gjitha pikave të karburantit në Francë kanë mbetur pa gaz që nga fillimi i grevave më 27 shtator.

Çmimet janë rritur në Francë me më shumë se 6 për qind këtë vit për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, sipas The New York Times, megjithëse inflacioni në vend është më i ulët se në pjesën tjetër të Evropës.

Komento: