Dhjetëra të vdekur pas disa përmbytjeve

11:12 | 29 Tetor 2022

Një stuhi e fortë tropikale ka lënë pa shenja jete 45 njerëz në Filipine, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në provincat jugore, thonë zyrtarët.

Stuhia Nalgae shkaktoi më së shumti dëme në provincën Maguindanao në ishullin Mindanao, derisa përmbytje të mëdha ka edhe në qytetin Cotabato dhe rreth tij.

Nalgae po përfshin veriun, ku kryeqyteti Manila pret shi të rrëmbyeshëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ekipet e shpëtimit nxorrën shumë trupa nga balta e dendur pas rrëshqitjeve të dheut.

Roja Bregdetare ka pezulluar shërbimet e trageteve në pjesën më të madhe të arkipelagut, ku shumë njerëz udhëtojnë me varkë çdo ditë, në ndërkohë rojet bregdetare po evakuojnë shumë njerëz në strehimore.

Reshjet e dendura të shiut nisën të enjten dhe stuhia pritet të arrijë kulmin këtë fundjavë.

Filipinet zakonisht përjetojnë 20 tajfunë ose stuhi tropikale çdo vit.

Komento: