Dhjetori nis me reshje shiu në Kosovë

09:05 | 01 Dhjetor 2022

Sot vranët dhe me shi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.

Komento: