Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.
Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në një familje në rrugën ‘Arif Hyseni’ në Prishtinë, ku burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjeton.
Sinjali mëson se situata ka eskaluar pas një konflikti verbal mes çiftit, me ç’rast i dyshuari ka goditur 34-vjeçaren, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim ku ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.
Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor.