E mitura në Prishtinë e raporton babain e saj në polici për dhunë fizike e kanosje.
Një e mitur e ka raportuar babain e saj në polici për dhunë fizike e kanosje ndaj saj.
Pas intervistimit, e mitura është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa babai i saj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIUT /Prishtinë, 23.07.2021 – 20:03. Viktima femër kosovare, e mitur, ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht dhe është kanosur nga babai i saj mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.