Dhunë fizike, psikike e ngacmime ndaj grave – për 24 orë u arrestuan tre persona

09:56 | 07 Dhjetor 2025
Dhunë fizike, psikike e ngacmime ndaj grave – për 24 orë u arrestuan tre persona

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për datën 06.12.2025, janë regjistruar disa raste të dhunës në familje, ngacmime dhe fjalosje.

Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke arrestuar tre të dyshuar dhe duke i dërguar ata në mbajtje, ndërsa disa raste janë referuar për lirim me procedurë të rregullt.

Në Prishtinë u raportuan dy raste të dhunës psikike, djali ndaj nënës e një burrë ndaj gruas së tij.

“Prishtinë 06.12.2025-05:00. Dyshohet se djali i saj i dyshuari m/k i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj ankueses f/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.

“Prishtinë 05.12.2025-NN. Me 06.12.2025 dyshohet se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj e ka ofenduar ankuesen f/k dhe ndihet e rrezikuar dhe sipas saj i njëjtit shpeshherë shkakton dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, shkruhej në raporin 24 orësh.

Derisa, në Shtime, një person u arrestua pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Shtime 01.12.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, ditë më parë kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi PK.

Dy raste ngacmimi janë raportuar në Prizren dhe Junik, ku njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar me procedurë të rregullt.

Në Junik, djali ishte fjalosur me prindin e tij pas një mosmarrëveshje.

“Prizren 06.12.2025-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që, i njëjti ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

“Junik 06.12.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje është fjalos me prindin e tij viktimën m/k. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.

Komento: