Dhunohet një vajzë në Gjakovë

11:58 | 18 August 2022

Një vajzë ka raportuar në polici se më 12 gusht është dhunuar nga një person i dyshuar.

Policia njofton se i dyshuari është kërkuar por i njëjti nuk është hasur.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Gjakovë 12.08.2022 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartëcekur është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është kërkuar nga policia por nuk është hasur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Komento: