Dhunoi dhe kërcënoi një grua, arrestohet prizrenasi

09:33 | 26 Shkurt 2024
dhunoi-dhe-kercenoi-nje-grua,-arrestohet-prizrenasi

Është arrestuar një burrë në Prizren, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar vazhdimisht familjaren e tij.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vazhdimisht ka pasur dhunë dhe kërcënime nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Komento: