Sot ka atmosferë dhe festë në vendin tonë.
Sot po kremtohet festa e Fitër Bajramit, festë kjo që ka bërë bashkë gjithë besimtarët mysliman anë e mbanë botës, shkruan IndeksOnline.
Edhe në vendin tonë po mbretëron atmosferë festive, e cila vërehet gjithandej. Pjestarët e estradës shqiptare gjithashtu janë mjaft aktiv gjatë kësaj feste.
Këngëtarja Dhurata Dora e cila është mjaft e dashur për publikun, në llogarinë e saj në Instagram ka shpërndarë pamje, me mbishkrimin ‘Duke pritur mysafir’.
Duket se përpos suksesit të madh që këngëtarja po korrë në karrierën e saj muzikore, ajo është mjaft familjare.