Dhurata Hoxha: Korrupsioni pengon avancimin e gruas dhe të rinjve

11:00 | 16 September 2019

Kandidatja për deputete nga lista e PDK-së, Dhurata Hoxha, aktualisht Ministre në detyrë e Integrimit Evropian, ka ftuar gratë dhe të rinjtë ta bëjnë 6 tetorin ditë feste për Kosovën.

Në rrjetin social, znj. Hoxha ka theksuar se Kadri Veseli, duke fokusuar çështjen e barazisë gjinore, fuqizimin e gruas në vendimmarrje dhe avancimin e të rinjve, rrjedhimisht, me tërë peshën e përgjegjësisë ka vënë prioritet luftimin e korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive tjera negative. Këto dukuri negative, jo vetëm gratë, por edhe të rinjtë i kan larguar nga proceset pozitive në vend, duke mos u bërë pjesë e procesit dhe gjithëpërfshirjes së zhvillimit të vendit”.

Ja postimi i Dhurata Hoxhës:

“Qytetarë të nderuar,

Bëj pjesë në listën fituese të Partisë Demokratike të Kosovës, bëj pjesë në ekipin e fitores së liderit tonë, Kadri Veseli, jam krah grave dhe burrave më të devotshëm, të cilët do të korrin fitore më 6 tetor.

Prania ime në këtë listë, nuk është e rastit, andaj, me tërë qenien time, ashtu si deri më sot, edhe më tej, me përkushtimin më të madh, do të angazhohem të përfaqësoj gruan e Republikës së Kosovës.

Gruaja në vendimmarrje, ende është sfidë, por, gjatë përvojës mbi 15 vjeçare në institucionet vendore e ndërkombëtare, kam dëshmuar se ne jemi po aq të forta për vendime të mëdha, vendime komplekse dhe me përgjegjësi.

Fuqizimi i gruas, ishte dhe është prioritet i partisë lidere në vendin tonë. Avancimi i të rinjve, nga PDK-ja, është mostër e dhënies së përgjegjësisë, të rinjve të arsimuar dhe profesional nga universitetet më të mira, në krye të detyrave të rëndësishme për vendin.

Lideri I PDK-se, Kadri Veseli, pikërisht, duke fokusuar çështjen e barazisë gjinore, fuqizimin e gruas në vendimmarrje dhe avancimin e të rinjve, rrjedhimisht, me tërë peshën e përgjegjësisë ka vënë prioritet luftimin e korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive tjera negative.

Këto dukuri negative, jo vetëm gratë, por edhe të rinjtë i kan larguar nga proceset pozitive në vend, duke mos u bërë pjesë e procesit dhe gjithëpërfshirjes së zhvillimit të vendit. Për t’u përballur me këto të këqija në vendin tonë, dil voto më 6 tetor, për platformën e cila me tërë fuqinë e lufton korrupsionin, nepotizmin dhe dukuritë negative.

6 Tetori do të jetë festë për Republikën e Kosovës, në veçanti për gratë dhe të rinjtë e vendit tonë.

Andaj, ne, më shumë se kurrë, gratë e këtij vendi, kemi arsye dhe argumente, të mobilizohemi si asnjë herë më parë, për fitoren e vizionit tonë, të përfaqësuar si asnjë herë më parë, qartë dhe thjeshtë në moton tonë: Ndërtojmë të ardhmen, për Ty për Shtetin!”

Komento: