Dhurata Hoxha: Lufta kundër korrupsionit, oferta më cilësore elektorale që nga çlirimi

10:58 | 21 September 2019

Çështja e luftimit të korrupsionit, e promovuar si pikë e parë dhe prioritet i kandidatit të PDK-së për kryeministrër në mandatin e ardhshëm, Kadri Veselit, ka bërë që Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Integrimit Evropian, të jap një vlerësim shumë interesant për këtë.

Dhurata Hoxha, luftën kundër korrupsionit si prioritet i parë i Z. Veselit, ka cekur se kjo e bën dallimin si oferta “më cilësore elektorale që nga çlirimi e këndej”.

Këtë vlerësim, ajo e ka bërë në takim me qytetarët në Bregun e Diellit.

Në profilin e saj në rrjetin social, znj. Hoxha ka shkruar: “Lufta kundër korrupsionit si prioritet i parë i kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli, bën dallimin në ofertën më cilësore elektorale që nga çlirimi e këndej. Faleminderit anëtarëve dhe simpatizantëve të Bregut të Diellit!”.

Komento: