“Dhuratë nga Katari” Trump prezanton aeroplanin e ri presidencial

17:45 | 20 Qershor 2026
“dhurate-nga-katari”-trump-prezanton-aeroplanin-e-ri-presidencial

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka prezantuar avionin e ri presidencial, një Boeing 747 luksoz i dhuruar nga Katari, i cili do të shërbejë përkohësisht si “Air Force One”.

Aeroplani u shfaq gjatë një ceremonie të mbajtur në bazën ajrore Joint Base Andreës në Maryland.

Trump e ka përshkruar avionin si një nga më luksozët në botë, duke shprehur mirënjohje ndaj Katarit për këtë dhuratë, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik amerikan.

Komento: