Di Maria afër Milanit, zbulohet plani

18:35 | 16 Shkurt 2022

Hakmarrja gati: Angel di Maria tek gjiganti italian.

Angel di Maria gjatë kësaj vere ka shumë mundësi që mund të përfundojë tek gjiganti i Serie A, Milani.

Rossonerët po bëhen gati për një ‘hakmarrje’ ndaj ‘vjedhjes’ së Donnarummas që PSG e realizoi verën e kaluar gjatë merkatos.

Siç raporton e përditshmja franceze ‘L’Equipe’, presidenti Al-Khelaifi nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën me 34 vjeçarin i cili ka mundësi konkrete që të bëhet pjesë e Milanit në fund të këtij sezoni.

Kuqezinjtë kanë kontaktuar me agjentin e tij Jorge Mendes, i cili menaxhon gjithashtu edhe Renato Sanches dhe nuk përjashtohet mundësia e një goditje të dyfishtë gjatë muajve të verës.

Komento: