Di Maria – Juventus, ky është lajmi i fundit

17:19 | 10 Maj 2023

Di Maria beson se do të vazhdojë kontratën me Juventusin.

Angel Di Maria ka zbuluar se nuk ka ndërmend të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pavarësisht nëse bardhezinjtë kualifikohen apo jo në Ligën e Kampionëve.

Duke folur përkrah Massimiliano Allegrit në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Sevillas, argjentinasi u shpreh se është i kënaqur me trajnerin.

“Kam pasur shumë trajnerë të mëdhenj dhe jam i kënaqur edhe me Allegrin. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm, ai na bën të punojmë shumë, por është ndryshe nga ajo që isha mësuar më parë. Tani kam ndërtuar një ritëm dhe mendoj se kam arritur një nivel të mirë”.

“Në realitet ishte e vështirë në fillim, kisha lëndime, nuk munda të jepja 100% dhe ishte e vështirë të tregoja vlerat e mija. Kam fituar më shumë besim, kam filluar të punoj më mirë me trajnerin. Tani duhet të fitojmë dhe duam një fund të fortë të sezonit për tifozët dhe të përfundojmë në top katërshen”, deklaroi Di Maria.

Kur u pyet nëse do të luante ende në Allianz Stadium sezonin e ardhshëm, Di Maria u përgjigj me bindje që bisedimet po ecin shumë mirë.

“Asgjë nuk ndryshon në mendjen time, nëse shkojmë në Ligën e Kampionëve apo jo, nuk ka rëndësi. Ne kemi folur për këtë me drejtuesit për një kohë, por tani jam i fokusuar te Sevilla”, deklaroi ai.

Komento: