Angel Di Maria dhe Juventus duket se janë pranë “divorcit” pas vetëm një sezoni bashkë.
Dëmtimet e shumta të argjentinasit gjatë këtij sezoni, po edhe situata ku ndodhet klubi “bardhezi”, kanë ndikuar që palët të kuptojnë se nuk mund të vazhdojnë më tej bashkëpunimin.
Sipas raportimeve të medieve italiane, sulmuesi ka nisur lëvizjet për të gjetur një tjetër ekip të rëndësishëm në Europë, pasi Di Maria nuk dëshiron të jetë në “ajkën” e futbollit për të paktën edhe një edicion tjetër.
Ndërsa Juventus nga ana tjetër pas pezullimit të marrë, duhet të mendojë për një riformatim jo vetëm të skuadrës, por të klubit në përgjithësi.