Manchester United është mposhtur mbrëmë në shtëpi nga PSG me rezultat 2:0.
Por, një ish lojtar i ‘djajve të kuq’ është treguar i papërmbajtshëm duke i provokuar tifozët vendas.
PSG e mposhti mbrëmë Manchester United në kuadër të përballjes së tyre të parë në Ligën e Kampionëve.
PSG fitoi 2 me 0 në Old Trafford ndaj Manchester United, ndërsa Angel Di Maria kishte disa hesape për t’i qëruar.
Ylli argjentinas kishte luajtur për ‘Djajtë e Kuq’ para se të kalonte te skuadra franceze, por që kishte dështuar ta tregonte vetën, përcjell lajmi net.
Di Maria madje ishte fyer nga tifozët e Manchester United gjastë ndeshjes së mbrëmshme, por në momentin që shënuan golin e parë, ai shpërtheu ndaj tyre.
(Ik Mbushuni), bërtiste argjentinasi në drejtim të tifozëve anglez.
Nuk munguan gjësende të forta në drejtim të tij, por që ai nuk u zmbraps së treguari një ndeshje të mirë.