Dialogu me Serbinë, Ahmeti ‘godet’ Haradinajn

12:16 | 13 March 2019

Shpend Ahmeti ka thumbuar kryeministrin Ramush Haradinajn.

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Dialogun, Shpend Ahmeti, ka thënë se takimi me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore ka qenë i rëndësishëm.

Sipas tij, Britania e Madhe kërkon që në fund të procesit të dialogut, Serbia ta njohë Kosovën.

Ahmeti pas këtij takimi me zyrtarin e lartë britanik ka deklaruar se Londra kërkon heqjen e taksës pasi edhe nga ta po shihet si pengesë për vazhdimin e dialogut, njofton Klan Kosova.

Shpend Ahmeti në një mënyrë e ka thumbuar kryeministrin Ramush Haradinaj i cili edhe sot e ka kritikuar Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Sipas kryetarit të PSD-së, Kosova nuk mund t’i tregojë BE-së se kënd mund ta ketë në krye të politikës së jashtme

Ndërkaq ai ka thënë se Haradinaj do të duhet ta takojë sërish Mogherinin e cila sipas Ahmetit do të jetë në detyrë të paktën deri më 1 nëntor.

Pas takimit, ka folur edhe Fatmir Limaj dhe ai ka konfirmuar se çdo zyrtar përfshirë Moore po kërkon heqjen e taksës pasi po shihet si pengesë e madhe për rifillimin e dialogut.

Komento: