Dialogu me Serbinë, ja çka do të bëjë sot Qeveria e Kosovës

08:03 | 24 Dhjetor 2018

Qeveria E Kosovës sot do ta mbaj mbledhjen e radhës në të cilën pritet të votohet projektligji për dialogun me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se të hënën Qeveria e Kosovës do ta votojë projektligjin për dialogun me Serbinë për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj në seancën e së premtes, derisa diskutohej për pesë kushtet e PSD-së, për ta votuar projekt buxhetin e vitit 2019, duke lavdëruar PSD-në, patë thënë se marrin si obligime kushtet e këtij subjekti politik.

“I nderuari Sejdiu, ju në kohën kur Lista Serbe ka provuar me kushtëzuar Kosovën, vërtet keni mbajtur qëndrim parimor, qëndrime që i kanë mundësuar vendit dhe Qeverisë me i ecë disa tema që janë me rëndësi siç është ajo e ushtrisë. Kërkesat që i ceket sot janë të drejta dhe ne në diskutim si koalicion qeverisë marrim obligimet për këto kërkesa ashtu si i cekët ju. Pra, të hënën që vjen fillojmë edhe me zbatimin e të parës, me votimin e ligjit për dialogun ne qeveri dhe me sjellë këtu”, ka thënë Haradinaj.

Komento: