Dialogu me Serbinë, Nitaj kërkon ndërprerjen e të gjitha takimeve në Bruksel – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dialogu me Serbinë, Nitaj kërkon ndërprerjen e të gjitha takimeve në Bruksel

23:37 | 05 Shkurt 2019

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë shumë e ndjeshme në vend dhe jo vetëm.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka kërkuar nga Ekipi Negociator që t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel.

“Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkoj nga Ekipi Negociator që t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel, deri në një përgjigje zyrtare nëse deklarata e Maja Kocijanciqit për Trepçën është qëndrim i saj personal apo qëndrim i BE-së!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Nëse është kjo e dyta, atëherë Kosova nuk duhet ta pranojë ndërmjetësimin e Federica Megerinit në këto bisedime”.

Nitaj ka theksuar se Trepçën as komunistët jugosllavë nuk e kanë parë si aset të Serbisë.

“Dhe për kujtesën e të gjithëve e posaçërisht të këtyre zyrtarëve të Bashkimit Evropian, në Trepçë ka filluar shkatërrimi i Jugosllavisë Komuniste”, ka shkruar Nitaj.

Komento: