“Diagolu pa Hashim Thaҫin, si Barcelona pa Messin”, këtë krahasim e ka bërë Ganimete Musliu.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ta heqësh presidentin e Kosovës nga ekipi i Kosovës në dialog me Serbinë është sikur t’ia heqësh Linonel Messin ekipit të Barcelonës.
“Unë ta them me bindje të plotë: të hiqet presidenti i Kosovës nga dialogu është sikur ekipit të famshëm me ia heq Messin. Është lideri më i përgatitur në këtë fushë dhe në këtë drejtim. Unë jam I bindur që edhe partitë politike e pranojnë këtë”, ka thënë ajo.
Musliu ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve është e kahershme dhe ajo identifikohet edhe me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin.
Ajo e ka parë të padrejtë gjetjen e Luginës së Preshevës në Serbi.