
Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot në disa qytete të Evropës, ka njoftuar iniciativa “Liria ka Emër”.
Sipas njoftimit, tubime do të zhvillohen në Mynih, Aachen, Lozanë dhe Malmö, me qytetarë nga diaspora që pritet të mblidhen për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Në Mynih të Gjermanisë, protesta me moton “Jo në emrin tim!” do të mbahet nga ora 17:30, në Geschwister-Scholl-Platz.
Protestë do të ketë edhe në Aachen të Gjermanisë, ku tubimi është paraparë të mbahet nga ora 14:00 deri në 17:00.
Në Lozanë të Zvicrës, protesta do të nisë nga ora 15:00, ndërsa në Malmö të Suedisë tubimi është paralajmëruar nga ora 14:00.