Diaspora voton më shumë VV-në në Kamenicë

18:21 | 24 Tetor 2021

Votat me postë janë numëruar sot.

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë.

Gazeta Online “Reporteri.net ka siguruar rezultatet e votave të diasporës për komunën e Kamenicës.

Kandidati i VV-së, Kadri Rahimaj ka fituar më së shumti vota nga diaspora, gjithsej 168 vota, duke lënë shumë pas Qendron Kastratin me 63 vota.

Nga 12 vota kanë marrë Jeton Biqkaj i LDK-së dhe Muhamet Kallaba i PDK-së, kurse Faton Jakupi i AAK-së me 10 vota, ndërsa Albert Sermaxhaj i NISMA-s nuk e ka marrë asnjë votë.

Kujtojmë se në balotazhin e 14 nëntorit do të përballen Qëndron Kastrati që në raundin e parë doli fitues me 32.69%, kurse Rahimaj i VV-së i dyti me 30.37%.

Komento: