Diaz me deklaratë bombastike për Ibrahimoviç – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Diaz me deklaratë bombastike për Ibrahimoviç

21:58 | 30 Tetor 2020

Diaz lavdëron Ibrahimovicin: Me ndihmon shumë.

Sulmuesi i Milanit, Brahim Diaz ka thënë se tetori ka qenë “një muaj i mirë” dhe ka treguar se ai “po merr shumë këshilla” nga Zlatan Ibrahimovic

21 vjeçari arriti në Milan para fillimit të sezonit të ri dhe ka shënuar tri herë në të gjitha garat për “Diavolo”.

Mesfushori ofensivë ka shënuar në dy ndeshjet e para të Europa Ligë në fazën e grupeve duke ndihmuar Kuqezinjtë për ta vazhduar ecurinë në 22 ndeshje pa humbje prej që u kthye futbolli në qershor.

“Ka qenë një muaj i mirë për mua dhe për tërë skuadrën”, ka thënë Brahimi për SportMediastet. “Duke shënuar gola, kjo është kënaqësia e ime”.

“E kam bërë gjithmonë, por tani është më lehtë me ndihmën e të gjithëve”.

Brahimi ka lavdëruar ndikimin që ka në skuadër veterani Ibrahimovic, i cili e ka ndihmuar atë që të adaptohet në skuadër.

“Ai është një djalos, ai me kushton shumë rëndësi dhe me jep shumë këshilla”, tha i huazuari në Real Madrid.

“Ai është një lojtar i cili e bën dallimin dhe vazhdon ta bëj këtë, ne duhet që të jemi të afërm me të”.

Brahimi nuk dëshiron të flet për Skudeton, por insiston se Kuqezinjtë do të përpiqen.

“Ta marrim çdo ndeshje seriozisht, si bëmë para kësaj dhe ti bëjmë gjërat drejtë. Ne do të përpiqemi, natyrisht”.

Komento: