‘Diçka po zihet’, drejtuesit e PDK-së në takim të jashtëzakonshëm në ora 22:00?

22:08 | 29 Janar 2020

Duket se ‘diҫka po zihet’ mes drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të hyjnë në selinë e partisë në Prishtinë për një takim të jashtëzakonshëm që pritet të ndodhë para mesnatës.

Mësohet se takimi do të ndodhë në ora 22:00, ndërsa janë ftuar të gjithë vendimmarrësit e kësaj partie, shkruan inFokus.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë zhvillimi ka ndodhur në këto orë të vona, për çfarë edhe janë trazuar në PDK.

Arsyeja e takimit të krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës, mbetët të mësohet në vazhdim.

Komento: