Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit, të enjten.
Ky takim i Kurtit me Lajçakun vjen pikërisht në ditën kur në Bruksel do të flitet për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Po ashtu, të martën kryeministri i Kosovës Albin Kurti e mori një telefonatë nga sekretari amerikan, Antony Blinken, ku epiqedra e bisedës ishte dialogu me Serbinë.
SHBA-ja po kërkon dinamikë në dialog, e për dialog zyrtarisht ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, poqë e pranon mbështetjen amerikane në këtë drejtim.
Ndërkohë, të mërkurën Kosova e ka pranuar raportin nga Bashkimi Evropian.