‘Diçka po zihet’, shtyhet takimi Kurti-Mustafa

13:56 | 08 Janar 2020

Takimi Kurti-Mustafa sot në orën 15:00.

Është shtyrë takimi mes kreut të Vetëvendosjes e atij të LDK-së.

Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, i paraparë që të mbahet në orën 14:00, është shtyrë për në orën 15:00.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Vetëvendosjes, përmes një kumtese për media u bë e ditur se bisedimet mes partive janë intensifikuar.

“Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, u tha në njoftimin për media.

Komento: