Dida e “çon në qiellin e shtatë” këtë futbollist të Milanit

16:26 | 03 Gusht 2019

Ish portieri i Milanit dhe Brazilit, Dida beson se kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje të madhe duke transferuar mbrojtësin e Flamengos, Leo Duarte.

Dihet shumë pak rreth Duarte jashtë Brazilit, por Milano pagoi 11 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili ishte gjithashtu me interes për Romën dhe Bayer Leverkusen, përcjell ORAinfo.

“Ai do të duhet të përshtatet në futbollin italian, por ai është një mbrojtës i mirë që u paraqit shumë mirë sezonin e kaluar”
“Sigurisht, ai do të duhet të mësojë mirë udhëzimet taktike, por kohët e fundit në Brazil është arritur përparim i madh në mësimin e fazës mbrojtëse.

“Leo, për sa i përket vlerës për para, është padyshim një marrëveshje e madhe për Milanin. Pas kësaj, është pak më e lehtë për një mbrojtës të përshtatet në Ligën Italiane sesa për një sulmues.

“Pikat e tij të forta janë ritmi i tij, i kombinuar me cilësinë e tij, që është shumë e qartë” tha Dida për Gazzetta dello Sport./ORAinfo/

Komento: