“E padrejtë ta fajësosh atë” – Dida i del në mbrojtje Tatarusanus të Milanit.
Dida doli në mbrojtje të portierit rezervë te Milani, Ciprian Tatarusanu, i cili u aktivizua pas lëndimit të Mike Maignanit këtë sezon.
27-vjeçari pësoi një lëndim me Kombëtaren e Francës në shtator, duke humbur kështu 12 ndeshjet e fundit të “Rossonerëve” në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, Dida shprehi mbështetjen e tij për Tatarusanun, i cili u përball me kritika nga tifozët dhe jo vetëm, lidhur me paraqitjet e tij.
Ish-portieri i Milanit e cilëson si të padrejtë që të thuhet se skuadra humbi pikë shkaku i portierit rumun.
“Është e padrejtë të mendosh se skuadra humbi pikë për shkak të tij. Ai bëri shumë pritje”, tha ai.
Maignan është i fortë, shpresoj se ai mund të kthehet së shpejti, por Tata është një portier i Milanit”, deklaroi Dida.