Një veturë është djegur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Një veturë e cila ishte në qarkullim është djegur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në afërsi të Sllatinës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se vetura ka qenë e tipit “Renault” dhe fatbardhësisht nuk ka asnjë të lënduar përveç dëmeve materiale.
“Rreth orës 17:40 , Policia ka pranuar informatën se një automjet është duke u djegur në rrugën Prishtinë -Pejë afër Sllatinës. Menjëherë janë aktivizuar njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë arritur në lokacion. Vetura të cilën e ka kapluar zjarri është e tipit Renault me targa vendore dhe fatbardhësisht nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar Hoxha.
Ai ka thënë se ende nuk dihen arsyet pse ka ardhur deri te djegia e kësaj veture mirëpo.
“Ekzaminimet nga ekspertet kompetent për zjarre do të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e përfshirjes nga zjarri të kësaj veture”, ka deklaruar Hoxha.