
Sulmuesi i njohur psanjoll, Diego Costa, raportohet se është duke u rikthyer në klubin e fëmijërisë së tij, Palmeiras.
Costa u lirua nga kontrata e Atletico Madrid në janar, pasi arriti marrëveshje me klubin që të shkëput kontratën gjashtë muaj më herët për raste personale.
Sidoqoftë, duke u bazuar në disa raportime të Sky Sports, 32 vjeçari veçse është në bisedime për të kompletuar lëvizjen e tij.

Costa do të merrte një pagë prej 3 milion euro në vit, nëse rikthehet te Sao Paulo, ku edhe filloi karrierën e tij.
Edhe pse ai po kalonte një periudhë të mirë në Los Colchoneros, në fund vendosi që të shkëput kontratën me ta.
Disa klube të Premierligës kishin shprehur interesim për lojtarin, mirëpo ai nuk vendosi të rikthehej në Angli.