Diego Maradona në gjendje të rëndë shëndetësore, do t’i nënshtrohet operacionit në tru

21:39 | 03 Nëntor 2020

Diego Maradona do t’i nënshtrohet operacionit në tru.

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona do t’i nënshtrohet një operacioni në tru pas pranimit në spital.

Maradona u dërgua në spital vetëm disa ditë pasi mbushi 60 vjeç, derisa u konfirmua se nuk është i prekur nga koronavirusi.

Sipas TYC Sports, Maradona do t’i nënshtrohet operacionit shkaku i mpiksjes së gjakut në trurin e tij.

Kujtojmë se momentalisht argjentinasi është trajner i Gimnasia, derisa të premten e kaluar ishte i pranishëm në ndeshjen kundër Patronatos.

Mbetet të shihet si do e kalojë operacionin Maradona, që është në listën e lojtarëve më të mirë te të gjitha kohërave.

Komento: