Simeone: Lojtarët që bëjnë seks vetëm katër herë në muaj s’mund të luajnë në ekipin tim.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka bërë shaka, duke thënë se lojtarët që bëjnë seks vetëm katër herë në muaj nuk mund të luajnë në ekipin e tij.
Ai ka pasur shumë sukses që kur e mori drejtimin e klubit, dhe me sa duket ka zbuluar një nga sekretet e jetëgjatësisë së tij.
Gjatë një interviste për Cadena Cope, Simeone iu përgjigj pyetjeve të zakonshme të detyrueshme për të ardhmen e tij.
Por, gjërat u bënë vërtet interesante kur një prezantues përmendi një studim që pretendon se një spanjoll mesatar bën seks 56 herë në vit.
Duke iu përgjigjur studimit, Simeone tha: “Sa? 56, 56 në vit. Sa herë në muaj? Katër herë në muaj? Katër herë në muaj jo. Me katër herë në muaj nuk mund të luash në ekipin tim”.
Shakaja e Simeones shkaktoi shumë të qeshura në studio, shkruan The Sun.
Argjentinasi foli edhe për aktivitetin e tij seksual, duke thënë “15 herë në muaj? Nuk do të them, por kemi një mesatare të mirë”.